Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareHaaland me një tjetër dygolësh, Norvegjia triumfon ndaj Senegalit dhe kalon tutje...

Haaland me një tjetër dygolësh, Norvegjia triumfon ndaj Senegalit dhe kalon tutje – Kampionet

Kombëtarja e Norvegjisë ka marrë një fitore të madhe dhe shumë të luftuar ndaj Senegalit me rezultat 3-2, në një ndeshje dramatike dhe me ritëm të lartë, që i siguroi kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës së Botës.

Heroi i ndeshjes ishte sërish Erling Haaland, i cili realizoi dy gola për norvegjezët, ndërsa Marcus Pedersen shtoi edhe një tjetër. Për Senegalit, të dy golat u shënuan nga Ismaila Sarr, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në sekondat e fundit.

Norvegjia e nisi ndeshjen me presion të lartë dhe krijoi rastin e parë serioz në minutat e para, kur Kristoffer Ajer rrezikoi me kokë, por Edouard Mendy reagoi mirë. Megjithatë, ndeshja u komplikua për skandinavët pas dëmtimit të Julian Ryerson në minutën e 12-të, i cili u zëvendësua nga Pedersen.

Në minutën e 43-të, Norvegjia kaloi në epërsi pas një gabimi të rëndë të Kalidou Koulibaly, i cili i dhuroi topin Pedersen për golin e 1-0. Pak para pushimit, Haaland ishte pranë golit të dytë, por goditi shtyllën nga një pozicion i vështirë.

Në fillim të pjesës së dytë, Norvegjia dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Martin Ødegaard, Haaland u gjend në zonë dhe shënoi për 2-0 në stilin e tij karakteristik.

Senegali reagoi menjëherë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 54-të me golin e Sarr, pas një asistimi të Sadio Mané. Por gëzimi i afrikanëve zgjati pak, pasi vetëm katër minuta më vonë Haaland realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Norvegjinë, duke çuar rezultatin në 3-1.

Në minutat e fundit, Senegali shtoi presionin dhe në kohën shtesë Sarr shënoi golin e tij të dytë për 3-2, duke rikthyer emocionet deri në fund. Megjithatë, pavarësisht një rasti të artë në sekondat e fundit, afrikanët nuk arritën të barazonin.

Norvegjia mbron epërsinë dhe siguron një fitore të madhe, ndërsa Haaland vazhdon të jetë emri kryesor i këtij Botërori me një formë të jashtëzakonshme. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments