BallinaLiga NdërkombëtareMourinho zgjedh "viktimën" e parë te Real Madridi – largimi i...

Mourinho zgjedh “viktimën” e parë te Real Madridi – largimi i tij hap rrugën për blerjen e Rodrit – Kampionet

Real Madridi e ka kushtëzuar transferimin e Rodrit, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester Cityt, me largimin paraprak të Eduardo Camavingas gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll është bërë kërkesa më e re e Jose Mourinhos.

Klubi madrilen ka nevojë të sigurojë të ardhura për të financuar transferimin e reprezentuesit spanjoll, kontrata e të cilit me Manchester Cityn skadon në qershor të vitit 2027.

Rodri ishte shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, ku udhëhoqi Spanjën drejt triumfit.

Sipas raportimeve, plani financiar i hartuar nga drejtuesit e Real Madridit parashikon shitjen e Eduardo Camavingas për të balancuar financat, përpara se të bëhet një ofertë zyrtare për Rodrin.

Klubi madrilen i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh mesfushorit 23-vjeçar francez, shumë që synon të përdoret për të financuar më pas transferimin e Rodrit në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse Camavinga ka shprehur privatisht dëshirën për të qëndruar te Real Madridi, ai ka zgjuar interes konkret nga vetë Manchester City, i cili do ta mirëpriste një shkëmbim të mundshëm.

Përveç kampionëve të Anglisë, situatën e francezit po e monitorojnë edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germain, të cilët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat ekonomike të drejtuesve madrilenë.

Kërkesa për transferimin e Rodrit vjen drejtpërdrejt nga Mourinho, i cili gëzon mbështetjen e drejtuesve të klubit për të rindërtuar repartin e mesfushës.

Trajneri portugez synon ta vendosë Rodrin në qendër të mesfushës përkrah Bernardo Silvës, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments