BallinaLiga NdërkombëtareZbulimi i kampionit të botës: 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me...

Zbulimi i kampionit të botës: 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me të brendshme – Kampionet

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Christoph Kramer, ka zbuluar një ndryshim interesant në zakonet e futbollistëve profesionistë në dhomat e zhveshjes.

Sipas Kramerit,ndërsa dikur ishte normale që futbollistët të bënin dush tërësisht të zhveshur, sot situata është krejt ndryshe. Ai thotë se rreth 80% e futbollistëve profesionistë bëjnë dush me bokserka, shkruan 20Minuten, transmeton Kampionet.

Kramer, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, tregoi në një podcast se ky ndryshim është bërë veçanërisht i dukshëm gjatë viteve të fundit të karrierës së tij.

Ai e lidh këtë kryesisht me ndryshimin e brezave. Sipas tij, në fund të karrierës, kur rreth 12 futbollistë bënin dush njëkohësisht, zakonisht vetëm dy prej tyre ishin tërësisht të zhveshur dhe ata ishin kryesisht mbi 30 vjeç.

Deklaratat e Kramerit kanë ngjallur vëmendje në mediat gjermane, pasi tregojnë një ndryshim të dukshëm në kulturën e dhomave të zhveshjes së futbollit profesionist./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments