BallinaLiga NdërkombëtareBefason ylli i Interit: E kemi objektiv Ligën e Kampionëve - Kampionet

Befason ylli i Interit: E kemi objektiv Ligën e Kampionëve – Kampionet

Interi e ka si objektiv kryesor triumfin në Ligën e Kampionëve dhe pavarësisht humbjes në ndeshjen hapëse ndaj Real Madridit, paraqitja në “Santiago Bernabeu” dëshmoi se zikaltërit janë pretendentë seriozë për trofeun.

Kështu ka deklaruar mesfushori Piotr Zielinski, teksa Interi po përgatitet për rikthimin në Serie A me ndeshjen ndaj Parmës të shtunën, pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar.

Skuadra e drejtuar nga Christian Chivu ka grumbulluar 13 pikë në kampionat, duke i fituar katër ndeshjet e para, përpara se të barazonte me Romën në ndeshjen e fundit. Roma aktualisht kryeson tabelën falë golaverazhit.

Në Ligën e Kampionëve, Interi e nisi fazën e ligës me humbje 2-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, ku për madrilenët shënuan Kylian Mbappe dhe Federico Valverde.

Megjithatë, Interi zhvilloi një paraqitje të fortë dhe statistikisht ishte superior në disa aspekte. Zikaltërit patën 21 goditje ndaj 16 të Real Madridit, 57 prekje në zonën kundërshtare ndaj 38 dhe 53 hyrje në një të tretën e fundit të fushës, krahasuar me 27 të madrilenëve.

Interi do të përballet me Club Bruggen më 13 tetor në ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve, ndërsa Zielinski beson se skuadra duhet të synojë hapin e radhës në Evropë.

“Sigurisht, është ëndrra jonë ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe do të japim gjithçka, pastaj do të shohim se si do të shkojë”.

“Jo të gjithë mund të shkojnë në ‘Bernabeu’ dhe ta dominojnë ndeshjen ashtu siç bëmë ne, duke mbajtur posedimin dhe duke krijuar raste”.

“Fatkeqësisht, e humbëm ndeshjen, por ajo na tregoi se jemi të fortë dhe këtë e dëshmuam në Madrid”, ka shtuar polaku./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments