BallinaLiga NdërkombëtareDeri në 20 mijë tifozë dhe hotel pranë tij, projekti i ri...

Deri në 20 mijë tifozë dhe hotel pranë tij, projekti i ri i stadiumit të bukur në bregdetin kroat – Kampionet

Rijeka po përgatitet për rikthimin e një prej stadiumeve më ikonike të futbollit kroat, Kantridës, e cila pritet të ndërtohet në një version krejtësisht modern.

Rijeka u largua nga Kantrida në vitin 2015, kur u zhvendos në Rujevica, ndërsa projekti i ri synon ta rikthejë klubin në vendin ku ka luajtur për dekada.

Koncepti i ri parashikon një stadium në formë guaske, i cili do të ndjekë terrenin dhe do të hapet drejt detit. Kapaciteti pritet të jetë mes 12 dhe 15 mijë ulëseve, ndërsa projekti mund të zgjerohet deri në pak më pak se 20 mijë vende.

Stadiumi nuk do të përdoret vetëm për futboll, por është menduar si një arenë shumëfunksionale ku mund të organizohen edhe koncerte, ekspozita dhe ngjarje të ndryshme.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e një hoteli me 150 deri në 200 dhoma pranë stadiumit. Presidenti i Rijekës, Damir Miskovic, synon ta financojë tërësisht ndërtimin dhe më pas t’ia dhurojë stadiumin qytetit, ndërsa klubi do ta përdorë përmes një marrëveshjeje.

Nëse realizohet sipas projektit, Kantrida e re pritet të jetë një prej stadiumeve më të veçanta në rajon, pikërisht për shkak të vendndodhjes spektakolare buzë detit. /Kampionet/

– YouTube www.youtube.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments