BallinaLiga NdërkombëtareToni Kroos tallet pasi Klopp e la jashtë listës së legjendave të...

Toni Kroos tallet pasi Klopp e la jashtë listës së legjendave të Gjermanisë: Do t’i shkruaj në WhatsApp – Kampionet

Toni Kroos ka bërë shaka me përzgjedhësin e ri të Gjermanisë, Jurgen Klopp, pasi nuk kishte marrë një mesazh nga ai për mbështetjen e Kombëtares në fillimin e një epoke të re.

Kroos ka zbuluar në podcastin e tij se Klopp u kishte dërguar një buletin disa prej “ish-lojtarëve të merituar të Kombëtares”, por mesazhi nuk kishte mbërritur në inbox-in e tij.

“Edhe unë e lexova këtë, por ende nuk më ka ardhur asgjë. Ndoshta as unë nuk jam një ish-lojtar i merituar i Kombëtares”, ka thënë me shaka Kroos.

Ish-mesfushori i Real Madridit më pas zbuloi se kishte planifikuar t’i shkruante vetë Kloppit në WhatsApp.

“Do t’i shkruaj në WhatsApp dhe do ta pyes se ku është emaili. Isha shumë i lumtur dhe tani nuk po më vjen asgjë”.

Kroos, i cili ka zhvilluar 114 paraqitje me Gjermaninë dhe e ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014, vazhdoi me shakanë duke thënë se Kevin Grosskreutz me siguri e kishte marrë mesazhin nga Klopp.

“Kevin Grosskreutz me siguri e ka marrë një nga Kloppo, për këtë jam i sigurt”.

Kroos së fundmi kishte bërë shaka edhe për mungesën e Aleksandar Pavlovicit, Florian Wirtzit dhe Jamal Musialas në grumbullimin e fundit të Gjermanisë. Të tre futbollistët më pas u përfshinë në listën e Kloppit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments