BallinaLiga NdërkombëtareSkandal pas Botërorit? FBI ndalon presidentin e Federatës së Argjentinës në aeroport...

Skandal pas Botërorit? FBI ndalon presidentin e Federatës së Argjentinës në aeroport – Kampionet

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Claudio “Chiqui” Tapia, raportohet se u ndalua nga agjentë të FBI-së në aeroportin JFK të Nju Jorkut pak para nisjes së fluturimit drejt Buenos Airesit, në kuadër të një hetimi për kontrata tregtare dhe transaksione financiare të lidhura me federatën.

Sidoqoftë, AFA ka mohuar kategorikisht që presidenti i saj të jetë marrë në pyetje apo t’i jenë sekuestruar pajisjet elektronike.

Sipas raportimeve nga media argjentinase, autoritetet amerikane po hetojnë kontrata komerciale me vlerë mbi 300 milionë dollarë, duke dyshuar për pastrim parash dhe mashtrim përmes bankave amerikane. Hetimet synojnë të përcaktojnë se ku kanë përfunduar fondet, kush i ka përfituar dhe nëse janë shkelur ligjet e SHBA-së.

Raportimet pretendojnë se Tapias iu kërkua të dorëzonte telefonin dhe pajisjet e tjera elektronike, ndërsa edhe disa zyrtarëve të tjerë të delegacionit argjentinas iu sekuestruan telefona dhe kompjuterë. Kjo procedurë thuhet se vonoi nisjen e avionit çarter me të cilin po udhëtonte delegacioni pas finales së Kupës së Botës.

Sipas dokumenteve të përmendura në raportime, hetimi lidhet edhe me kompaninë Tourprodenter, me bazë në Florida, e cila menaxhonte pagesa që lidhen me disa nga kontratat më të mëdha komerciale të futbollit argjentinas. Autoritetet amerikane po shqyrtojnë gjithashtu transferta shumë milionëshe, pagesa për fluturime private, transport, karburant dhe kompani me aktivitet të kufizuar tregtar.

Megjithatë, AFA reagoi menjëherë duke mohuar versionin e publikuar nga disa media.

“Është kategorikisht e pavërtetë. Asnjë nga incidentet e përshkruara nuk ka ndodhur”, thuhet në deklaratën e federatës, e cila shton se Tapia dhe sekretari Pablo Toviggino nuk janë thirrur të dëshmojnë, nuk kanë detyrime procedurale ndaj autoriteteve amerikane dhe nuk u janë sekuestruar telefonat apo pajisjet elektronike. Federata pranoi vetëm se një palë e tretë është thirrur të dëshmojë para një jurie federale në SHBA.

Hetimet në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë dhe ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjë prej transaksioneve të dyshuara përbën vepër penale sipas ligjit amerikan./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments