
Gjiganti saudit Al-Hilal po punon për të realizuar një nga transferimet më të bujshme të verës, duke synuar yllin e Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, klubi saudit ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit francez për të mësuar nëse ai është i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite gjatë kësaj vere.
Nëse Dembele jep dritën jeshile për këtë lëvizje, Al-Hilal pritet të nisë negociatat zyrtare me PSG-në për transferimin e fituesit të Topit të Artë 2025.

Megjithatë, kampioni i Francës nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm. PSG po punon tashmë për t’i ofruar Dembeles një kontratë të re, me synimin për ta siguruar të ardhmen e tij afatgjatë në “Parkun e Princave”.
Pavarësisht kësaj, Al-Hilal besohet se është i gatshëm të testojë vendosmërinë e PSG-së me një ofertë financiare marramendëse, e cila mund të bëhet një nga më të mëdhatë e kësaj vere./Kampionet/


