BallinaLiga NdërkombëtareRamos shënoi ndaj Norvegjisë, më pas bëri një postim që u interpretua...

Ramos shënoi ndaj Norvegjisë, më pas bëri një postim që u interpretua si thumbim ndaj Ronaldos – Kampionet

Polemikat rreth kombëtares së Portugalisë vazhdojnë edhe pas çështjes Cristiano Ronaldo, ndërsa situata po merr gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në rrjetet sociale.

Pas postimit të fshirë nga Georgina Rodriguez dhe reagimeve të shumta të tifozëve të Ronaldos në profilin e partneres së Goncalo Ramos, në qendër të vëmendjes është vendosur pikërisht sulmuesi portugez.

Ramos publikoi në Instagram një Story që e fshiu pak kohë më vonë, duke ngritur pikëpyetje mbi mesazhin që fshihej pas tij.

Pas fitores së Portugalisë ndaj Norvegjisë së Erling Haalandit, ku Ramos shënoi golin vendimtar, sulmuesi shpërndau në rrjetet sociale një postim të një komentuesi, i cili kishte publikuar një fotografi të futbollistit me mbishkrimin: “Statusi i të qenit më i miri”.

Edhe pse nuk kishte ndonjë referencë të drejtpërdrejtë, ky postim u interpretua nga shumë persona si një thumbim ndaj Cristiano Ronaldos, veçanërisht për faktin se Ramos është një nga lojtarët që ka marrë më shumë hapësirë në repartin ofensiv të Portugalisë në këtë periudhë.

Sulmuesi e fshiu postimin menjëherë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur reagimet dhe debatet në rrjetet sociale.

Ramos po kalon një periudhë të mirë me fanellën e Portugalisë, me 15 gola të shënuar në 11 paraqitje, duke e bërë atë një prej emrave kryesorë të së ardhmes së sulmit të kombëtares portugeze. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments