
Rayan Cherki ka lavdëruar rolin e tij të ri në qendër të mesfushës dhe marrëdhënien e tij “të jashtëzakonshme” me trajnerin e Francës, Zinedine Zidane, pasi ndihmoi “Les Bleus” të mposhtnin Belgjikën 4-1 të hënën mbrëma.
Mesfushori i Manchester Cityt hyri nga stoli dhe shënoi golin e dytë të Francës në fitoren me rikthim në ‘Stade de France’.
Cherki tha se udhëzimet e Zidanes i lejojnë atij të shprehet duke respektuar përgjegjësitë e tij mbrojtëse.
“Gjatë këtij kampi stërvitor, mësova të luaj në një pozicion të ri. Më pëlqen ky pozicion dhe do ta shihni, me kalimin e kohës, se do të marr edhe më shumë përgjegjësi”, ka thënë Cherki për TF1.

Cherki vlerësoi gjithashtu atmosferën brenda skuadrës, duke thënë se grupi ka “kohezion të jashtëzakonshëm”.
Ai shtoi se Zidane i trajton të gjithë lojtarët në mënyrë të barabartë dhe e ka ndihmuar të kuptojë bazat e futbollit të bazuar në posedim të topit. /Kampionet/


