BallinaLiga NdërkombëtarePrej vitesh dhuron 2 për qind të pagës për qytetin e njohur...

Prej vitesh dhuron 2 për qind të pagës për qytetin e njohur kroat – Olmo emocionon me gjestin e tij – Kampionet

Dani Olmo ka bërë prej vitesh një gjest humanitar në heshtje, të cilin nuk e kishte bërë kurrë publik. Ylli i Barcelonës dhuron dy për qind të pagës së tij vjetore bruto për Vukovarin, në Kroaci.

Këtë detaj të panjohur e ka zbuluar agjenti i tij, Andy Bara, gjatë një paraqitjeje në “Podcast Inkubator”, duke treguar se Olmo e ka bërë këtë rregullisht që prej largimit nga Dinamo Zagrebi.

“Që kur u largua nga Dinamo, ai jep dy për qind të pagës së tij vjetore bruto për Vukovarin. Janë shuma serioze, pasi ai fiton shumë në terma bruto. Këtë e ka bërë që nga koha kur ishte te Leipzig dhe vazhdon edhe sot te Barcelona”, ka deklaruar Bara.

Sipas agjentit, Olmo nuk ka dashur që kjo të bëhej publike dhe nuk ka folur asnjëherë vetë për donacionet. Bara madje tha se shpresonte që futbollisti të mos i mbante inat për zbulimin e këtij detaji, duke theksuar se Olmo e meritonte të vlerësohej publikisht për gjestin e tij.

Lidhja e Olmos me Kroacinë daton që nga adoleshenca. Ai u largua nga akademia e Barcelonës dhe iu bashkua Dinamo Zagrebit në vitin 2014, në moshën 16-vjeçare. Në Zagreb kaloi rreth gjashtë vite, duke u zhvilluar si futbollist dhe duke bërë debutimin me ekipin e parë të Dinamos.

Një nga lidhjet e tij të veçanta me Vukovarin daton pikërisht nga vitet e para në Kroaci. Sipas mediave kroate, një turne në Vukovar ishte ndër momentet e rëndësishme në fillimet e tij me Dinamon dhe qyteti i la përshtypje të veçantë.

Pas largimit nga Dinamo në vitin 2020, Olmo vazhdoi karrierën te Leipzig dhe më pas u transferua te Barcelona. Sipas Barës, praktika e dhurimit të dy për qind të pagës bruto ka vazhduar gjatë të dyja këtyre periudhave.

Olmo, ndërkohë, vazhdon ta mbajë një lidhje të fortë me Kroacinë dhe Dinamon, klubin ku u formua si futbollist dhe nga ku nisi rrugëtimin drejt majës së futbollit evropian./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments