
Bruno Fernandes do të jetë kapiteni i Portugalisë në ndeshjet e ardhshme, pas largimit të Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombwtares.
Federata Portugeze e Futbollit ka korrigjuar njoftimin e saj fillestar dhe ka konfirmuar se shiriti i kapitenit do t’i besohet mesfushorit të Manchester Unitedit, duke e lënë pas Ruben Diasin, i cili ishte përmendur fillimisht për këtë rol.
Kështu, Fernandes do të marrë përsipër të udhëheqë Portugalinë në fushë në mungesë të Ronaldos. Ai do të mbajë shiritin e kapitenit si te Kombëtarja, ashtu edhe te Manchester Unitedi.

Vendimi vjen në një periudhë të trazuar për Portugalinë, pasi Ronaldo u largua nga grumbullimi pas përplasjes me përzgjedhësin Jorge Jesus.
Tani, vëmendja do të jetë te Fernandes, i cili do të ketë përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën portugeze pa yllin e saj kryesor./Kampionet/


