BallinaLiga NdërkombëtareShqetësim i madh për Artetën – ylli i Arsenalit rrezikon të mungojë...

Shqetësim i madh për Artetën – ylli i Arsenalit rrezikon të mungojë deri në tri javë – Kampionet

Christos Tzolis pritet të mungojë për dy deri në tri javë, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e Greqisë ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.

Sipas gazetarit Dimitris Manakos, anësori i Arsenalit ka pësuar lëndim në pjesën e parë të takimit të zhvilluar të enjten mbrëma.

24-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme nga stafi mjekësor i Arsenalit, për të përcaktuar shkallën e saktë të lëndimit.

Tzolis është i sigurt se do ta humbasë ndeshjen e fundit të Greqisë në këtë grumbullim, ndaj Gjermanisë, të dielën.

Në skenarin më të keq, sulmuesi mund të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, ndaj Leeds United, Lille, Nottingham Forest dhe Bayern Munich.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë një mungesë prej dy deri në tri javë, por ekzaminimet e ardhshme do të përcaktojnë më saktë kohën e rikuperimit të tij./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments