BallinaSuperliga e KosovësPefqeli dhe Isufi i japin fitoren Dukagjinit ndaj Malishevës, ngjiten në vendin...

Pefqeli dhe Isufi i japin fitoren Dukagjinit ndaj Malishevës, ngjiten në vendin e dytë – Kampionet

Dukagjini ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e pestë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën me rezultat 2-0.

Skuadra nga Klina e nisi ndeshjen më mirë dhe arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 19-të. Ishte Mërgim Pefqeli ai që realizoi super gol për 1-0, pas asistimit të Vitor Hugos, duke i dhënë avantazhin Dukagjinit.

Dukagjini vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese dhe vetëm 12 minuta më vonë e dyfishoi epërsinë. Në minutën e 31-të, Dienit Isufi shënoi për 2-0, pas asistimit të Iljasa Zulfiu.

Malisheva tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e dytë, por vendasit u mbrojtën mirë dhe ruajtën epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

Në fund, Dukagjini siguroi tri pikë të plota dhe një fitore mjaft të rëndësishme, duke e ngjitur në krye.

Me këtë triumf, Dukagjini ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 11 pikë pas pesë javësh, duke vazhduar startin e shkëlqyer në këtë edicion të Superligës. Malisheva, ndërkohë, pëson humbjen e parë dhe me 10 pikë mbetet e treta. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments