
Arsenali me vështirësi i ka arkëutar pikët e plota në udhëtim te Sunderlandi, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.
“Topçinjtë” fituan me rezultat 0-2, në sfidën ku të dy skuadrat kishin plot raste shënimi.
Declan Rice e kishte një mundësi të mirë shënimi si dhe Gabriel, por që asnjëri nuk ia dolën t’i finalizojnë.
Sunderland rrezikoi përmes Dnaiel Ballard që ishte afër të shënonte nga afërsia pas një harkimi, mirëpo dështoi ta konkretizonte gjithashtu.

Sunderland pastaj e kishte rastin e artë për të zhbllokuar epërsinë por Enzo le Fee dështoi nga pika e bardhë, me David Rayan që ia lexoi për mrekulli goditjen.
Vetëm katër minuta më vonë, mesfushori Bruno Guimaraes bëri heroin për të realizuar një eurogol nga distanca (58’).
Arsenali faktikisht shënoi edhe përmes Jurrien Timber, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Krejt në fund, londinezët edhe morën një penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Bukayo Saka për rezultatin përfundimtar 0-2 (90+7′).
Kësisoj, Arsenali arkëton 12 pikë pas katër xhirove ndërsa Sunderland zë pozitën e 14-të me katër sosh./Kampionet/


