BallinaLiga NdërkombëtareReal Madridi rikthehet fuqishëm në La Liga, “shpartallon” Rayo Vallecanon - Kampionet

Real Madridi rikthehet fuqishëm në La Liga, “shpartallon” Rayo Vallecanon – Kampionet

Pas humbjes shokuese nga Betisi, Real Madridi është kthyer fuqishëm te fitorja për të triumfuar ndaj Rayo Vallecanos.

“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të fituar me rezultat 4-1.

Kylian Mbappe zhbllokoi rezultatin pas vetëm 14 minutave duke shënuar nga pika e bardhë.

Francezi pastaj “rrëmbeu” një top në mbrojtje për të asistuar për Alvaro Carreras, i cili dyfishoi epërsinë (17’).

Për golin e tretë u përkujdes Jude Bellingham me një gol të bukur pas asistimit të Vinicius Jr (35’).

Vallecano pastaj e nisi pjesën e dytë më mirë, me Sergio Camello që përfitoi nga një gabim i dyshes Camavinga – Vinicius dhe e ndëshkoi Courtois me një gol të bukur (51’).

Sidoqoftë, Real Madridi nuk lejoi befasi për të realizuar sërish Mbappe, këtë herë pas asistimit të Guler dhe vulosur fitoren (90+1’).

Reali kësisoj shkon në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka Barcelona me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Vallecano mbetet me katër sosh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments