BallinaLiga NdërkombëtareNjë lojtar i Anglisë refuzoi t’i shtrëngonte dorën Thomas Parteyt para ndeshjes...

Një lojtar i Anglisë refuzoi t’i shtrëngonte dorën Thomas Parteyt para ndeshjes me Ganën – ganezi akuzohet për përdhunim – Kampionet

Një moment i pazakontë u pa para ndeshjes së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Ganës, kur mbrojtësi anglez Djed Spence refuzoi t’i shtrëngonte dorën mesfushorit ganez Thomas Partey gjatë ceremonisë tradicionale të përshëndetjes mes lojtarëve.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Shoqata Angleze e Futbollit (FA) nuk e bëri të detyrueshëm shtrëngimin e duarve me Parteyn, duke ua lënë lojtarëve lirinë për të vepruar sipas ndërgjegjes së tyre.

Partey aktualisht përballet me akuza të rënda në Londër, përfshirë shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Për shkak të procesit gjyqësor në vazhdim, rasti ka shkaktuar debat të madh në opinionin publik.

Spence i vetmi që refuzoi përshëndetjen

Ndeshja u zhvillua në Boston, ndërsa Partey ishte titullar dhe zëvendëskapiten i Ganës. Edhe pse kamerat televizive nuk e fokusuan momentin para fillimit të takimit, pamjet e publikuara nga tribunat dhe të shpërndara në rrjetet sociale treguan se Djed Spence ishte lojtari i vetëm anglez që refuzoi t’i shtrëngonte dorën mesfushorit ganez.

Kujtojmë se Partey nuk kishte mundur të luante në ndeshjen e mëparshme të Ganës ndaj Panamasë në Toronto, pasi i ishte refuzuar hyrja në Kanada. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments