BallinaLiga NdërkombëtareShikoni si reagoi Ronaldo ndaj një pyetjeje në lidhje me Messin -...

Shikoni si reagoi Ronaldo ndaj një pyetjeje në lidhje me Messin – Kampionet

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar futbollin botëror për gati dy dekada, duke ndërtuar një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e sportit. Një kapitull i ri i këtij rivaliteti u shtua edhe në Kupën e Botës 2026.

Në ndeshjen vendimtare të Portugalisë ndaj Uzbekistanit, Ronaldo realizoi dy gola në fitoren bindëse 5-0, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë fitoren e parë në turne pas barazimit 1-1 ndaj RD Kongos në debutim.

Dy golat e shënuar në pjesën e parë i dhanë qetësi Portugalisë, ndërsa 41-vjeçari vazhdoi të shkruajë histori në skenën më të madhe të futbollit.

Reagimi i Ronaldos ndaj pyetjes për Messin

Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo u ndal për një prononcim të shkurtër në zonën e mediave. Gjatë intervistës, një gazetar e pyeti për paraqitjet e Lionel Messit në këtë Kupë Bote.

Fillimisht, kapiteni portugez iu përgjigj shkurt: “Pyetja tjetër”.

Sipas gazetës portugeze Record, kur u pyet sërish për golat dhe rekordet e Messit, Ronaldo reagoi duke thënë: “Nuk më intereson Messi”.

Por, pyetjet nuk u ndalën me kaq, ndërsa në fund ai dha një përgjigje për një përballje mes Portugalisë dhe Argjentinës së Messit.

“Të përballem me Lionel Messin në Kupën e Botës? Pyetja nuk ka shumë kuptim… por në rregull. Do të ishte fantastike”.

Messi po shkëlqen në Kupën e Botës

Ndërkohë, Lionel Messi po kalon një turne të jashtëzakonshëm me Argjentinën. Ylli argjentinas realizoi tregolësh në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe më pas shënoi dy gola në suksesin 2-0 kundër Austrisë.

Me pesë gola në dy ndeshje, Messi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës, me 18 gola gjithsej, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të Miroslav Kloses.

Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme mes dy legjendave, Ronaldo duket i fokusuar vetëm te Portugalia dhe objektivat e saj në Kupën e Botës 2026. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments