
Malisheva dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë, e cila pritet të luhet në stadiumin Liman Gegaj, nga ora 14:00.
Ekipi që po drejtohet përkohësisht nga Kastriot Rexha synon fitore para tifozëve të vet, për të marrë e vetme kryesimin e tabelës, pasi aktualisht kanë pikë të barabarta me rivalët e sotëm, Prishtinën.
Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit ka një ndeshje më pak dhe është pa humbje këtë sezon, kështu që pas barazimit të vetëm në javën e fundit, synon t’i kthehet fitores dhe gjithashtu ta marr e vetme kryesimin e tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Avdyli; Pira, Kryeziu, Skovagaard, Bajraktari; Ferati, Ndjigi; Isgandarli, Xhylani, Uka; Ibishi;
Prishtina: Iljazi; Bytyqi, Halili, Poçi, Saletic; Zeqiri, Llugiqi; Selmani, Krasniqi, Diatta; Kryeziu;
/Kampionet/


