
Sot (e enjte) është në program për t’u luajtur ndeshja e fundit e xhiros së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas dy ndeshjeve gjatë të martës dhe dy gjatë të mërkurës, radhën e ka ndeshja e vetme e lënë për ditën e enjte.
Megjithatë, kjo ndeshja po pritet me entuziazëm të madh, pasi luajnë pikërisht dy ekipet liderë të kampionatit, Malisheva dhe Prishtina.
Malisheva është nikoqire e Prishtinës në stadiumin Liman Gegaj, me ndeshjen e paraparë të luhet nga ora 14:00.
Ky takim është shumë i rëndësishëm për dy ekipet, pasi kërkojnë ta mbyllin fazën e parë të ndeshjeve si lider dhe të krijojnë distancë.
Ndryshe, në vikend luhet xhiro e radhës, e 10-ta në kampionat. /Kampionet/


