
Alan Shearer ka bërë parashikimin e tij për fituesin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ndërsa legjenda angleze beson se Barcelona do ta mposhtë Arsenalin në finale.
Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë fushatën e re në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 5-1 të mërkurën mbrëma.
Në anën tjetër, Arsenali triumfoi 1-0 ndaj Napolit falë golit të vonshëm të Martin Odegaardit.
Skuadra e Mikel Artetas u mposht në penallti nga Paris Saint-Germaini në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por Shearer beson se londinezët mund të shkojnë sërish larg këtë edicion.
“Barcelona dhe PSG-ja ndoshta duhet të jenë favoritët, së bashku me Arsenalin, por Barcelona aktualisht po duket shumë e mirë”, ka thënë Gary Lineker në emisionin “The Rest Is Football”.

Shearer më pas zbuloi parashikimin e tij. “Është e qartë se gjithçka varet nga shorti, por unë do të zgjedh Barcelonën për ta fituar, duke e mposhtur Arsenalin në finale”.
“Do të ishte e pabesueshme për ta fituar tri herë, tri herë radhazi. Prandaj po zgjedh Barcelonën”.
Ndërkohë, Micah Richards ka një tjetër favorit për trofeun. Ish-mbrojtësi anglez ka mbështetur PSG-në për ta fituar Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi, por ka paralajmëruar se nuk duhet përjashtuar Real Madridi.
“Mos e përjashtoni Real Madridin. Në një ndeshje të vetme, sa i përket taktikave, lojtarëve dhe vetëbesimit, unë nuk do ta përjashtoja Real Madridin”.
“Nëse do të më duhej të zgjidhja një ekip, do të thosha PSG-në, vetëm për shkak se ata mund t’i rrotullojnë lojtarët gjatë sezonit dhe ky është një avantazh i madh”./Kampionet/


