BallinaLiga NdërkombëtareFenerbahce ndryshon qasje, e pranon dorëheqjen e trajnerit Kartal - Kampionet

Fenerbahce ndryshon qasje, e pranon dorëheqjen e trajnerit Kartal – Kampionet

Fenerbahce dhe trajneri Ismail Kartal kanë ndarë zyrtarisht rrugët, pasi drejtuesit e klubit kanë pranuar dorëheqjen e tij pas disa ditësh të trazuara.

Situata dramatike nisi pas barazimit 1-1 të Fenerbahces ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, kur Kartal befasoi të gjithë duke njoftuar largimin e tij gjatë konferencës për media pas ndeshjes.

Vendimi i papritur erdhi pas një incidenti gjatë takimit, kur nga tribuna u hodh një shishe uji në drejtim të trajnerit.

Presidenti i klubit, Aziz Yildirim, fillimisht kishte refuzuar ta pranonte dorëheqjen të enjten mbrëma, duke deklaruar se drejtuesit ishin zënë në befasi nga vendimi i trajnerit dhe se Kartal do të vazhdonte në detyrë.

Megjithatë, situata ndryshoi gjatë orëve në vijim.

Kartal u largua nga vëmendja publike dhe nuk mori pjesë në stërvitje, ndërsa sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, drejtuesit e Fenerbahces kanë vendosur përfundimisht ta pranojnë ndarjen me trajnerin.

Ndërkohë, ende e paqartë se kush do ta marrë drejtimin e gjigantit turk, ku luan Vedat Muriqi./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments