
Talenti egjiptian Hamza Abdelkarim do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën javën e ardhshme, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030.
18-vjeçari iu bashkua Barcelonës në formë huazimi nga gjiganti egjiptian Al Ahly në shkurt, përpara se transferimi i tij të bëhej i përhershëm gjatë verës.
Abdelkarim ishte pjesë e Kombëtares së Egjiptit në Kupën e Botës, ku shkroi historinë duke u bërë lojtari më i ri që ka përfaqësuar vendin e tij në këtë kompeticion.
Ai luajti në katër nga pesë ndeshjet e Egjiptit në turne.
Sulmuesi la përshtypje të mirë edhe gjatë fazës përgatitore me Barcelonën, duke shënuar katër gola në pesë ndeshje.
Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e klubit që ta përfshinin në planet e ekipit të parë dhe ai tashmë ka bërë edhe debutimin zyrtar me kampionët e Spanjës.
Abdelkarim u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit të fitores 5-2 ndaj Rayo Vallecanos muajin e kaluar në La Liga.
Barcelona ka njoftuar se talenti egjiptian do ta firmosë zyrtarisht kontratën e re të martën, duke e lidhur të ardhmen e tij me klubin katalunas deri në vitin 2030./Kampionet/


