BallinaLiga Ndërkombëtare“Largohu nga aty”, ish-ylli brazilian i bën thirrje Endrick të mos qëndrojë...

“Largohu nga aty”, ish-ylli brazilian i bën thirrje Endrick të mos qëndrojë te Real Madridi – Kampionet

Ish-ylli brazilian i Atletico Madridit, Rodrigo Fabri, i ka bërë thirrje Endrickut të largohet nga Real Madridi nëse vazhdon të ketë kaq pak hapësira për të luajtur.

Endrick, i cili shihet si një prej talenteve kryesorë të Brazilit, ka pasur një fillim të vështirë të sezonit te Real Madridi. Arritja e Carlos Espit gjatë verës e ka shtyrë më poshtë në hierarkinë e sulmuesve, ndërsa 20-vjeçari ka regjistruar vetëm katër minuta lojë këtë sezon.

Fabri beson se Endrick duhet të mendojë për një transferim te një klub ku do të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të vazhdojë zhvillimin e tij.

“E shoh se praktikisht nuk po merr fare minuta. Është shumë i ri, konsiderohet një lojtar kyç për rindërtimin e Kombëtares së Brazilit dhe ka talent”.

“Unë do t’i thosha se nëse nuk merr shumë mundësi, siç po ndodh tani, gjëja më e mirë për të është të shkojë te një ekip tjetër ku mund të luajë dhe të zhvillohet si futbollist”.

Endrick kishte humbur katër ndeshjet e para të sezonit për shkak të një lëndimi, ndërsa rikthimi i tij nuk ka sjellë ende minuta të konsiderueshme në fushë.

Situata e tij mund të bëhet një çështje për t’u diskutuar në muajt e ardhshëm, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë që ai pritet të ketë për të ardhmen e Kombëtares së Brazilit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments