BallinaLiga Ndërkombëtare“Çmendet” Juventusi, gati 50 milionë euro për një portier - Kampionet

“Çmendet” Juventusi, gati 50 milionë euro për një portier – Kampionet

Juventus e ka piketuar Marco Carnesecchin si portierin që dëshiron ta transferojë verën e ardhshme, por realizimi i këtij operacioni do të varet edhe nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe një shumë e konsiderueshme transferimi.

Sipas “Tuttosport”, të përcjellë nga “Calciomercato”, Juventusi e ka ndjekur prej kohësh portierin 26-vjeçar të Atalantas. Cristiano Giuntoli nuk do ta kishte mbyllur derën për një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh gjatë kësaj vere, por asnjë klub nuk ishte i gatshëm ta paguante këtë shumë.

Juventusi e kaloi merkaton e verës duke kërkuar një portier të besueshëm, por me një buxhet të kufizuar. Emiliano Martinez dhe kërkesat e Aston Villas u konsideruan shumë të shtrenjta, ndaj klubi fillimisht iu drejtua Guglielmo Vicarios, të cilin e mori në huazim nga Tottenhami me opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh, dhe më pas Kamil Grabaras.

Të dyja këto lëvizje u konsideruan si zgjidhje afatshkurtra. Lëndimi i rëndë i Grabaras, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar (ACL), tashmë e detyron drejtorin sportiv Frederic Massara të shqyrtojë tregun e portierëve pa kontratë, ndërsa synimi i klubit është që në korrik të investojë në mënyrë më serioze.

Kontrata e Carnesecchit me Atalantan skadon në verën e vitit 2028 dhe deri më tani nuk ka pasur përparim të dukshëm në bisedimet për rinovim. Kjo mund t’i shtyjë klubet e interesuara të provojnë të negociojnë një çmim më të ulët me familjen Percassi, e cila drejton Atalantan.

Megjithatë, Juventusi nuk është klubi i vetëm që e monitoron situatën e portierit italian. Interi, klubin që Carnesecchi e ka përkrahur që nga fëmijëria, do të vlerësojë paraqitjet e Josep Martinez dhe Ivan Provedel gjatë këtij sezoni përpara se të marrë një vendim.

Në garë mund të përfshihen edhe klube nga Liga Premier, të cilat gjithashtu e kanë ndjekur situatën e portierit të Atalantas./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments