BallinaLiga NdërkombëtareLargimi i Ronaldos shkakton reagim në nivelet më të larta – ndërhyn...

Largimi i Ronaldos shkakton reagim në nivelet më të larta – ndërhyn edhe kryeministri i Portugalisë – Kampionet

Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, ka ndërhyrë në situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas largimit të yllit portugez nga grumbullimi i Kombëtares.

Sipas mediumit portugez SIC, Montenegro ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, përzgjedhësin Jorge Jesus dhe vetë Cristiano Ronaldon, në përpjekje për të kuptuar situatën e krijuar në ekipin kombëtar.

Kjo ndërhyrje vjen pas vendimit të Ronaldos për t’u larguar nga kampi stërvitor i Portugalisë, ku tensionet me Jorge Jesusin u përshkallëzuan pas ndeshjes ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve.

41-vjeçari mbeti në bankën rezervë gjatë gjithë takimit, ndonëse ishte dërguar për t’u nxehur, por nuk u aktivizua nga përzgjedhësi. Vendimi e kishte pakënaqur kapitenin portugez, i cili më pas pati një përplasje me përzgjedhësin.

Situata u bë edhe më e ndërlikuar pas konferencës për shtyp të Jesusit dhe bisedimeve që Ronaldo zhvilloi me presidentin e Federatës.

Sulmuesi njoftoi largimin nga grumbullimi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se së shpejti do t’i bëjë publike arsyet dhe prapaskenat e këtij vendimi.

Ndërkohë, Jorge Jesus kishte deklaruar se ka të drejtë të marrë vendimet që i konsideron të duhura për përzgjedhjen e skuadrës, pa dhënë një shpjegim të detajuar për mosaktivizimin e Ronaldos.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse bisedat e kryeministrit kanë ndikuar në zgjidhjen e situatës, ndërsa vëmendja është te premtimi i Ronaldos për të zbardhur atë që ndodhi brenda kombëtares portugeze./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments