
Ndërsa lojtarët argjentinas të futbollit zhgënjyen shumicën dërrmuese të botës së futbollit me sjelljen e tyre pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, vetëm një anëtar i ekipit kombëtar tregoi nder dhe humanizëm dhe po merr komplimente për këtë.
Emri i tij është Jose Manuel Lopez, i njohur edhe si ‘Flaco’. Ai është një futbollist i Palmeiras i cili luajti dy ndeshje në Kupën e Botës dhe regjistroi një asistim.
Pasi Spanja fitoi 1-0 në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, anëtarët e kësaj përzgjedhjeje të Amerikës së Jugut nuk e pranuan faktin që mbetën pa trofe.
Pasuan momente të stuhishme, një sherr në fushë, dhe më pas gjatë dhënies së kupës spanjollëve, ata treguan një nivel shumë të ulët respekti. Është zakon të nderohet momenti më i rëndësishëm për ekipin kundërshtar, por argjentinasit i kthyen shpinën ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Ndryshe nga 20 ose më shumë anëtarë të tjerë të ekipit kombëtar të Argjentinës, ‘Flaco’ qëndroi në vend dhe respektoi festimin e titullit. Dinjitoz, ashtu siç spanjollët i kishin parë argjentinasit gjatë dhënies së medaljes së argjendtë.
Edhe pse nuk duhet të jetë diçka spektakolare, Flaco Lopez u bë viral në rrjetet sociale për shkak të rrethanave në të cilat u zhvillua ndeshja.
Ai u bë aq i “famshëm” me këtë veprim sa mediat spanjolle e njohën me tekste të veçanta mirënjohjeje dhe prezantimi për një audiencë më të gjerë. /Kampionet/


