BallinaLiga NdërkombëtareKartoni i kuq ndezi gjithçka, përleshje masive dhe kaos në fund të...

Kartoni i kuq ndezi gjithçka, përleshje masive dhe kaos në fund të ndeshjes Hungari–Ukrainë – Kampionet

Në fund të ndeshjes mes Hungarisë dhe Ukrainës, e zhvilluar në kuadër të raundit të parë të Grupit B të nivelit të dytë të Ligës së Kombeve në “Puskas Arena”, shpërtheu një kaos i vërtetë.

Ukraina triumfoi me rezultat 1-0, ndërsa minutat e fundit të takimit u karakterizuan nga një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave, pas së cilës gjyqtari ndëshkoi katër futbollistë me karton të verdhë.

Incidenti nisi në minutën e dytë të kohës shtesë, kur ukrainasi Oleksandr Nazarenko ndërhyri rrëshqitshëm ndaj Rajmund Toth. Gjyqtari anglez Jarred Gillett e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, që nënkuptonte edhe përjashtimin e tij nga loja.

Pas faullit, lojtarët e të dyja skuadrave u mblodhën menjëherë në vendin e ngjarjes. Përplasja verbale u përshkallëzua shpejt në një përleshje masive, ku u përfshinë lojtarë në fushë, por edhe persona nga stafet në pankina.

Situata u tensionua edhe më shumë teksa përplasja u zhvendos në drejtim të tribunave, nga ku tifozët nisën të hidhnin objekte të ndryshme.

Gjyqtarit Gillett iu deshën disa minuta për ta rikthyer kontrollin në fushë. Në minutën e 94-të, ai ndëshkoi me karton të verdhë kapitenin e Hungarisë, Dominik Szoboszlai, si dhe Milos Kerkezin. Nga ana e Ukrainës, kartonë të verdhë morën Viktor Tsygankov dhe Mykola Matvienko.

Pas ndeshjes, Szoboszlai foli për incidentin në një prononcim për “M4 Sport”.

“Këto gjëra ndodhin në futboll. Shtytja në fund tregon se nuk kemi frikë nga askush”, deklaroi kapiteni hungarez.

Përzgjedhësi i Hungarisë, Marco Rossi, tha se nuk e kishte parë të gjithë incidentin, por la të kuptohej se disa provokime mund të kishin ndikuar në përshkallëzimin e situatës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments