BallinaLiga NdërkombëtareIrlanda shtyn konferencën për media para duelit me Izraelin, rriten dyshimet për...

Irlanda shtyn konferencën për media para duelit me Izraelin, rriten dyshimet për ndeshjen – Kampionet

Irlanda ka shtyrë konferencën për media para duelit të së dielës ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Heimir Hallgrimsson do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, të dielën nga ora 20:45.

Shtyrja e konferencës vjen në një periudhë të tensionuar, pasi në Irlandë ka pasur thirrje të shumta që ekipi kombëtar të mos luajë ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Mbështetja për Palestinën ka qenë e madhe në vend, ndërsa Federata Irlandeze e Futbollit ka pranuar se ekziston një shqetësim i madh rreth këtyre ndeshjeve.

Hallgrimsson dhe një futbollist ishte planifikuar të paraqiteshin para gazetarëve nga ora 10:15, para stërvitjes së skuadrës. Megjithatë, konferenca u shty dhe Irlanda nuk u paraqit as në qendrën stërvitore.

Deri më tani nuk ka pasur njoftim se kur do të mbahet konferenca.

Irlanda e nisi këtë edicion të Ligës së Kombeve me humbje, pasi të enjten në Prishtinë u mposht nga Kosova me rezultat 1-0.

Përballja ndaj Izraelit pritet të zhvillohet nën vëmendje të madhe, për shkak të situatës politike dhe thirrjeve për bojkot të ndeshjeve./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments