BallinaSuperliga e Kosovës“Gjithmonë me zemër për këtë fanellë” - reagon Rashica pas ndeshjeve me...

“Gjithmonë me zemër për këtë fanellë” – reagon Rashica pas ndeshjeve me Kosovën – Kampionet

Milot Rashica i ka dhënë fund një cikli të ngarkuar me Kosovën, duke e cilësuar si një periudhë dinamike, por njëkohësisht të veçantë për shkak të mundësisë për ta përfaqësuar vendin.

Megjithatë, për Rashicën ky cikël nuk ishte ndër më të ngarkuarit sa i përket minutave në fushë. Ai u paraqit në tri nga katër ndeshjet e Kosovës dhe në të tria rastet u aktivizua nga stoli. Në fitoren 1-0 ndaj Irlandës luajti 18 minuta, ndërsa nuk u aktivizua fare në humbjen 3-1 ndaj Austrisë në Vjenë.

Më pas, ndaj Izraelit në Debrecen luajti 22 minuta, ndërsa në barazimin 1-1 ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri” u aktivizua në minutën e 67-të.

“Dy javë shumë dinamike, me katër ndeshje jo të lehta, por gjithmonë kënaqësi ta përfaqësoj Kosovën. Krenari e madhe të jap gjithçka për Kosovën, çdo herë e në çdo formë. Gjithmonë me zemër për këtë fanellë, në rrugën që po ndërtojmë dhe me ëndrrën që kemi para nesh”, ka shkruar Rashica.

Kjo situatë lidhet edhe me periudhën jo të lehtë që Rashica po kalon te Beşiktaşi. Ai kishte pasur probleme me klubin dhe vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Amedsporit mori minuta, duke u futur në pjesën e dytë.

Para kësaj, situata e tij kishte qenë edhe më e komplikuar pasi, pas mospranimit për ta ndërprerë kontratën gjatë verës, ai ishte larguar për një periudhë nga ekipi i parë.

Pavarësisht kësaj, Rashica vazhdoi të jetë pjesë e Kosovës dhe në këtë cikël dha kontributin e tij në tri paraqitje. Në ndeshjen ndaj Austrisë në Prishtinë, ai ishte shumë pranë golit pak minuta pas avantazhit të Fisnik Asllanit, kur goditi shtyllën, ndërsa topi u kthye në zonë, pro gjuajtja e Veldin Hoxhës u ndal nga portieri.

Kosova e mbylli këtë seri prej katër ndeshjesh me pesë pikë, pas fitores ndaj Irlandës, humbjes nga Austria dhe dy barazimeve, ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Tani Dardanët do të kenë dy ndeshje të mbetura në nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës, ku do të synojnë ta mbyllin sa më mirë këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments