BallinaSuperliga e KosovësGjilani dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare - Kampionet

Gjilani dhe Prishtina luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare – Kampionet

Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, me fillim nga ora 19:00.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje pas barazimit pa gola 0-0 në derbin e qytetit ndaj Dritës, ndërsa Prishtina vjen pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Feronikelit ’74, ndeshje kjo e zhvilluar në Klinë.

Vlen të theksohet që Prishtina është skuadra e vetme me të gjitha ndeshjet e fituara deri më tani në Superligë dhe Gjilani do të tentojë ta prishë këtë rekord të bardhëekaltërve.

Të dy trajnerët Debatik Curri dhe Orges Shehi kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Coric, Thaqi, Limani, Krivanjeva, Potoku, Ibrahimi, Boshnjaku, Namani, Morina, Bilalli, Rrahmani.

Prishtina: Iljazi, Poçi, Llugiqi, Kryeziu, Halili, Diatta, Fazlija, Bytyqi, Saletic, Krasniqi, Selmani.

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments