BallinaSuperliga e KosovësMalisheva me përmbysje fiton ndaj Ballkanit - Kampionet

Malisheva me përmbysje fiton ndaj Ballkanit – Kampionet

Malisheva me një rikthim të madh i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi në derbin ndaj Ballkanit.

Të dy skuadrat kosovare dhuruan një paraqitje të baraspeshuar me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-1.

Albin Berisha me një gol të bukur e kaloi Ballkanin në epërsi duke e lënë të shtangur portierin vendas (14’).

Sidoqoftë, Malisheva pas kësaj nisi të sulmojë më shumë dhe fitoi një penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Xhemail Ibishi (56’).

Heroi i Malishevës rezultoi te jetë i inkuadruari Mark Bushaj, i cili një minutë pas u inkuadrua e tundi rrjetën e “Xhebrailave (89’).

Kësisoj, Malisheva mban pozitën e dytë me 16 pikë ndërsa Ballkani zë pozitën e pestë me 10 sosh./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments