BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona fiton me përmbysje ndaj Sevillas - Kampionet

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Sevillas – Kampionet

Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga, për ta mposhtur në udhëtim Sevillan.

Katalunasit arkëtuan pikët e plota pas një tjetër paraqitje të shkëlqyer, ku triumfuan me rezultat 1-3.

Youssouf Fofana fillimisht e shtangu Barcelonën për të përfituar nga harkimi i Correia, duke realizuar me kokë (19’).

Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Raphinha me një gol të bukur arriti ta barazojë rezultatin (22’).

Braziliani u përkujdes edhe për golin e dytë duke shënuar një gol të bukur pas asistimit të Lamine Yamal (52’).

Raphinha bashkëpunoi sërish me Yamal edhe për ta kompletuar het-trikun me një parabolë të bukur si dhe vulosur fitoren njëkohësisht (69’).

Me këtë triumf Barcelona shkon në kuotën e 21 pikëve pas shtatë xhirove, ndërsa Sevilla zë pozitën e pestë me 13 sosh./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments