BallinaLiga NdërkombëtareFushata e jashtëzakonshme e Lamine Yamal për Topin e Artë - Kampionet

Fushata e jashtëzakonshme e Lamine Yamal për Topin e Artë – Kampionet

Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e votimit për trofeun, aksioni në fushë është në kulm dhe Lamine Yamal po bën gjithçka për ta forcuar kandidaturën e tij për Topin e Artë.

Yamal nuk ka ndërmend të lutet për ta fituar trofeun, siç deklaroi vetë disa ditë më parë në një konferencë për shtyp. Megjithatë, ai beson se e meriton çmimin prestigjioz, diçka që e ka thënë publikisht edhe në raste të tjera. Konkurrenca për trofeun është e jashtëzakonshme, por produkti i akademisë së Barcelonës po e demonstron kandidaturën e tij të fortë me paraqitjet në fushë.

Barcelona po bën gjithashtu një fushatë aktive që Yamal ta fitojë Topin e Artë, por anësori 19-vjeçar nuk duket se ka nevojë për shumë ndihmë. Produktiviteti i tij në ndeshjet e fundit flet vetë dhe po e konfirmon statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Pas dy javësh, më 28 shtator, mbyllet afati për 100 gazetarët profesionistë nga vendet e renditura nga FIFA për të votuar për Topin e Artë. Ceremonia e këtij viti do të mbahet më 26 tetor në London Palladium.

Kush janë rivalët e tij?

Në mesin e 30 finalistëve, përveç Yamalit, janë edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror si Harry Kane, Jude Bellingham, Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé, Erling Haaland, Lionel Messi, Pau Cubarsí, Marc Cucurella, Rodri Hernández, Fabián Ruiz, Bruno Fernandes dhe Ferran Torres, ndër të tjerë.

“Unë dhe Mbappé jemi dy më të mirët, por mendoj se e meritoj Topin e Artë”, deklaroi lojtari i Barcelonës në një intervistë për ‘Universo Valdano’ të Movistar Plus.

Konkurrenca është padyshim e fortë, por forma e Yamalit në fillim të sezonit, veçanërisht në katër ndeshjet e fundit, mund të jetë një argument i fuqishëm në favor të tij.

Reprezentuesi spanjoll ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura këtë sezon, pesë prej të cilave në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve. Në katër ndeshjet e fundit, kundër Rayo Vallecanos, Valencias, Levantes dhe Feyenoordit, ai ka gjetur rrjetën në secilën prej tyre, ndërsa në tri ndeshjet e kampionatit ka realizuar nga 2 gola.

Në La Liga, Yamal ka shënuar tashmë 6 gola dhe është një nga lojtarët që kryesojnë garën për Pichichi, së bashku me Camellon, Mbappén dhe Raphinhën.

21 kontribute në gola, Yamal lë pas Mbappen dhe shkruan historinë në Ligën e Kampionëve telegrafi.com

Mbështetja e bordit për Lamine

Kështu, anësori 19-vjeçar po e dëshmon veten si një pretendent i fortë për Topin e Artë. Ai mund të mos ketë nevojë për një fushatë të veçantë, edhe pse Barcelona po e promovon hapur kandidaturën e tij.

“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend dhe t’ia japin Lamine”, deklaroi zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, disa orë më parë.

Edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, kishte dalë më herët në mbështetje të Yamalit, duke e cilësuar atë si një nga favoritët kryesorë për çmimin.

“Lamine është një nga favoritët e mëdhenj dhe do të doja shumë që ai ta fitonte. Ai po luan në mënyrë spektakolare. Ka cilësi të jashtëzakonshme. Është gjeni”, deklaroi Laporta.

Edhe bashkëlojtarët e tij kanë argumentuar gjatë javëve të fundit se Yamal duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz, duke vlerësuar paraqitjet e tij dhe ndikimin që ka pasur në sukseset e Barcelonës.

Kriteret e votimit për Topin e Artë janë performancat individuale me karakter vendimtar dhe mbresëlënës, rezultatet kolektive dhe titujt e fituar me klubin dhe përfaqësuesen, si dhe klasi dhe loja e ndershme.

Lamine Yamal është padyshim një nga favoritët e mëdhenj, pasi ka argumente në të tria këto kritere. Megjithatë, ai ka ende dy javë kohë për ta forcuar kandidaturën dhe për të synuar vendin e parë në garën për trofeun më prestigjioz individual në futboll. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments