BallinaLiga NdërkombëtareLiverpooli nuk ndalet te Araujo, kërkon edhe një tjetër lojtar të Barcelonës...

Liverpooli nuk ndalet te Araujo, kërkon edhe një tjetër lojtar të Barcelonës – Kampionet

Liverpooli po vazhdon të interesohet për lojtarët e Barcelonës, pasi përveç Ronald Araujos, që aktualisht është i huazuar në “Anfield”, klubi anglez po monitoron edhe situatën e Alejandro Baldes.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar po kalon një situatë të vështirë në fillim të sezonit te Barcelona, pasi nuk ka luajtur asnjë minutë në gjashtë ndeshjet e para zyrtare të sezonit 2026/27.

Hansi Flick ka preferuar Xavi Espartin në krahun e majtë, ndërsa Joao Cancelo gjithashtu shihet si alternativë për këtë pozicion, kjo ka bërë që Balde të humbasë terren në hierarkinë e trajnerit gjerman.

Balde kishte vendosur të qëndronte në Barcelonë gjatë verës, pasi kishte biseduar me Flickun dhe ishte informuar se do ta niste sezonin si zëvendësues.

Megjithatë, mungesa e minutave deri tani mund ta shtyjë lojtarin të rishqyrtojë të ardhmen e tij në afatin kalimtar të janarit.

Sipas raportimeve të SPORT, Liverpooli është një nga klubet që po e monitoron situatën e mbrojtësit spanjoll.

“Reds” mund ta shohin Balden si një mundësi për të përforcuar krahun e majtë, veçanërisht nëse situata e tij te Barcelona nuk ndryshon.

Interesimi i Liverpoolit vjen edhe në një moment kur klubi anglez ka tashmë një lidhje të drejtpërdrejtë me Barcelonën përmes Ronald Araujos.

Mbrojtësi uruguaian është huazuar te Liverpooli për sezonin 2026/27, me një opsion blerjeje jo të detyrueshëm prej 55 milionë eurosh.

Për momentin, Barcelona nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të largojë Balden, ndërsa drejtori sportiv Deco ka mbrojtur publikisht qëndrimin e tij në skuadër.

Megjithatë, nëse 22-vjeçari vazhdon të mbetet jashtë planeve të Flickut, janari mund të sjellë një situatë krejtësisht tjetër.

Liverpooli, ndërkohë, pritet të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe mund të jetë një nga klubet që do të lëvizë për Balden nëse Barcelona vendos ta dëgjojë ofertën. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments