BallinaSuperliga e KosovësFormacionet zyrtare, Kosovë U21 – Finlandë U21: “Dardanët” e rinj synon t’i...

Formacionet zyrtare, Kosovë U21 – Finlandë U21: “Dardanët” e rinj synon t’i mbyllin me rezultat pozitiv kualifikueset e Evropianit – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës U21 do të provojë t’i mbyllë me rezultat pozitiv kualifikueset për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi, ndaj favoriti Finlandë U21.

Finlanda është favorit në këtë sfidë, ngase po lufton për pozitën e parë si dhe shpreson që Spanja të gabojë për t’u kualifikuar direkt.

Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka bërë disa ndryshime në formacion për dallim nga ndeshja me Qipron, ku ka vendosur të rreshtohet në sistemin 4-1-4-1.

Formacionet zyrtare:

Kosovë U21: Seji; Parduzi, Shala, Lleshi, Sahitaj; Ademi; Xhylani, Jashari, Zeqiri, Sadriu; Gashi

Finlandë U21: Jantunen; Ylitova, Lotjonen, Kangasniemi, Galvez; Hyrylainen, Siltanen; Soderback, Mentu, Korkko; Moller

Përballja do të nisë nga ora 19:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Rikujtojmë, hyrja është falas për të gjithë tifozët që duan t’i mbështesin “Dardanët” e rinj./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments