
Dukagjini ka vazhduar serinë pa humbje në Superligën e Kosovës, pasi ka barazuar 0-0 në udhëtim ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së gjashtë.
Ndeshja e zhvilluar në Suharekë ishte e luftuar, me Ballkanin që pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet e krijuara.
Për Dukagjinin, ky ishte barazimi i tretë i sezonit, krahas tri fitoreve, duke e çuar në 12 pikë dhe duke e mbajtur ende të pamposhtur pas gjashtë xhirove.
Në anën tjetër, Ballkani regjistroi barazimin e parë të sezonit dhe tashmë ka 10 pikë, duke mbetur në vendin e pestë të tabelës.
Ballkani kishte hyrë në këtë përballje pas humbjes 1-0 ndaj Gjilanit, ndërsa Dukagjini vinte pas fitores 2-0 ndaj Malishevës.
Një pikë për vendasit, ndërsa Dukagjini vazhdon të jetë një nga skuadrat e vetme pa humbje në këtë fillim të kampionatit. /Kampionet/


