BallinaKombëtarjaShtohen problemet te Kosova, Elvis Rexhbeçaj mungon shkaku i lëndimit? - Kampionet

Shtohen problemet te Kosova, Elvis Rexhbeçaj mungon shkaku i lëndimit? – Kampionet

 

Kombëtarja e Kosovës mund të jetë edhe pa mesfushorin Elvis Rexhbeçaj në katër përballjet e Ligës së Kombeve.

Lojtari prizrenas ka lënduar këmbën të premten dhe do t’i kryejë testet mjekësore për të marrë vesh shkallën e lëndimit.

Liga-zwei” raporton se ende është plotësisht e paqartë se për sa kohë do të jetë Rexhbeçaj jashtë fushës, por në klub ka shpresë se situata mund të përmirësohet.

“Rexhbeçaj ka pësuar lëndim në këmbë të premten pa pasur ndonjë kontakt me ndonjë lojtar tjetër dhe mund të mungojë për një kohë të gjatë. Testet e para nuk kanë shfaqur rezultate kësisoj ai do t’i bëjë disa teste edhe të hënën, të cilat do të përcillen nga afër”.

“Ka shpresë se situata do të përmirësohet, por mundësia që të mungojë në ndeshjen ndaj Darmstadt nuk mund të hidhet poshtë”, raporton mediumi gjerman.

Rexhbeçaj po kalonte një formë të shkëlqyer që kur iu bashkua klubit të fëmijërisë Wolfsburg në Bundesliga 2, ku ka qenë titullar në pesë ndeshjet e fundit.

Përndryshe, Kosova e nis aventurën e Ligës së Kombeve këtë shtator, më saktësisht më 24 ndaj Irlandës./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments