BallinaLiga NdërkombëtareBesfort Zeneli zbulon mesazhet kërcënuese pas vendimit për të mos luajtur për...

Besfort Zeneli zbulon mesazhet kërcënuese pas vendimit për të mos luajtur për Kosovën – Kampionet

Besfort Zeneli ka folur për reagimet që ka marrë pas vendimit për ta përfaqësuar kombëtaren e Suedisë, duke zbuluar se mesazhet që i janë drejtuar kanë qenë edhe kërcënuese.

Mesfushori 23-vjeçar, i cili më herët kishte luajtur për grupmoshat e Kosovës, tregoi se zgjedhja e tij për të veshur fanellën e Suedisë ka nxitur reagime të ashpra.

“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese pasi zgjodha të luaj për kombëtaren e Suedisë”, ka deklaruar Zeneli, shkruan sudinfo.be.

Para se t’i bashkohej përfaqësueses suedeze, Zeneli kishte zhvilluar gjashtë ndeshje me Kosovën U21. Ai tashmë numëron dhjetë paraqitje me Suedinë.

Futbollisti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit dhe është formuar si lojtar te Elfsborgu, skuadër nga e cila në janar u transferua te Royale Union, për shumën prej 3.8 milionë eurosh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments