BallinaLiga NdërkombëtareBayern Munich triumfon me mund ndaj Elversberg - Kampionet

Bayern Munich triumfon me mund ndaj Elversberg – Kampionet

Bayern Munich ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Elversberg.

“Bavarezzët” arkëtuan pikët e plota me një triumf me rezultat 1-2.

Talenti Lennart Karl pas asistimit të Harry Kane realizoi për të kaluar Bayernin në epërsi (26’).

Vendasit u përgjigjen përmes Cole Campbell, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Bayerni pastaj shënoi me Harry Kane, mirëpo goli u anulua gjithashtu nga VAR-i. Një minutë më vonë, ishte i inkuadruari Maurice Karttenmaccher që shënoi gol të bukur për të barazuar rezultatin (62’).

Sidoqoftë, Kane u përkujdes që t’ia siguronte Bayernit pikët e plota me një gol të bukur (72’).

Kësisoj, Bayerni shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e katërt ndërsa Elversberg zë pozitën e gjashtë me gjashtë sosh./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments