BallinaLiga NdërkombëtareBallkani pëson humbje me rikthim nga Bohemians, por gjithçka do të vendoset...

Ballkani pëson humbje me rikthim nga Bohemians, por gjithçka do të vendoset në Prishtinë – Kampionet

Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim te skuadra nga Irlanda, Bohemians, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

“Xhebrailat” e nisën mjaftë mirë edhe për ta marrë epërsinë, por pastaj vendasit e përmbysën për të fituar me rezultat 2-1.

Toni Domgjoni u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar Ballkanin në epërsi (29’).

Në pjesën e dytë, skuadra kosovare u tërhoq edhe më shumë në aspektin defansiv, kësisoj nikoqirët morën më shumë dominimin dhe shtuan presionin.

Ishte i inkuadruari James-Taylor që shënoi pas asistimit të Devoy për të barazuar rezultatin (76’).

James pastaj asistoi për Tierney, që përfitoi nga një tollovi dhe përmbysi rezultatin (90′).

Kësisoj, Ballkanit i mbetet që në Prishtinë të provojë ta përmbysë ekipin irlandez me objektivin e vetëm për të avancuar tutje./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments