
Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e skuadrës Alejandro Garnacho nga Aston Villa.
Trajneri i “Bluve” Xabi Alonso nuk e donte assesi argjentinasin në skuadër dhe ia bëri të qartë qysh në fillim, shkaku se nuk përshtatet me filozofinë e lojës së tij.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se marrëveshja mes dy skuadrave është arritur për huazim me opsion blerje, që bëhet e obligueshme nëse plotësohen disa kërkesa.
“Aston Villa arrin marrëveshje për të nënshkruar me Alejandro Garnacho nga Chelsea, e kryer”.
“Marrëveshja është huazim me opsion blerje që bëhet e obligueshme nën disa kushte. Unai Emery e donte Garnachon”, shkroi ai.
Deri vonë edhe Roma e kërkoi argjentinasin, megjithatë Chelsea kërkonte 50 milionë euro, vlerë që assesi klubi italian nuk do ta paguante./Kampionet/


