BallinaLiga NdërkombëtareYlli i Napolit i nënshtrohet një operacioni në zemër - Kampionet

Ylli i Napolit i nënshtrohet një operacioni në zemër – Kampionet

Klubi italian, Napoli ka konfirmuar se lojtari i tyre Scott McTominay i është nënshtruar një operacioni në zemër dhe do të kthehet në stërvitje pas rreth dy javësh.

Javën e kaluar, McTominay u informua se do t’i nënshtrohej një operacioni pasi u diagnostikua me një aritmi të lehtë dhe beninje.

Klubi konfirmoi se operacioni ishte i suksesshëm në Spitalin Spire në Mançester të martën në mëngjes.

“Të martën në mëngjes, Scott McTominay iu nënshtrua një procedure ablacioni në Spitalin Spire Manchester. Operacioni kishte një sukses i plotë. McTominay do të pushojë për dy javë dhe më pas do të rifillojë stërvitjen”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mesfushori skocez ishte lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar.

McTominay nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Arsenalit dhe gjithashtu do të humbasë ndeshjet kundër Bolognës dhe Fiorentinës.

Ai ka luajtur për Napolin që nga vera e vitit 2024. Ai erdhi nga Manchester United për 30 milionë euro dhe u bë lojtari më i rëndësishëm në ekipin italian, duke fituar Serien A dhe duke shënuar 27 gola në 82 paraqitje për Napolin. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments