
Tottenham ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit egjiptian, Omar Marmoush, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Edhe vetë Marmoush ka dhënë dritën jeshile për transferimin dhe pritet t’i bashkohet skuadrës londineze. Marrëveshja është strukturuar fillimisht si huazim, me një opsion blerjeje që mund të bëhet i detyrueshëm në bazë të kushteve të caktuara.
Nëse plotësohen kushtet e marrëveshjes, Tottenham do të paguajë rreth 50 milionë funte për transferimin përfundimtar të sulmuesit egjiptian.
Marmoush pritet të udhëtojë të hënën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, pas së cilave transferimi pritet të zyrtarizohet.
Romano kishte raportuar më herët se Tottenham kishte arritur marrëveshje personale me Marmoush dhe ishte optimist për përfundimin e transferimit.

Kështu, sulmuesi egjiptian pritet të largohet nga Manchester City, klub të cilit iu bashkua në janar të vitit 2025 nga Eintracht Frankfurti. /Kampionet/


