Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësPublikohet orari i xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës...

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës – një derbi të shtunën, një të dielën – Kampionet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar tashmë orarin e ndeshjeve për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 12-të do të zhvillohet në dy ditët e vikendit, ku dy takime janë paraparë të luhen të shtunën dhe tri tjera të dielën.

Derbi i të shtunës mes Prishtinës dhe Gjilanit është caktuar nga ora 18:30 nën dritat e reflektorëve të stadiumit Fadil Vokrri.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo në mes të Ballkanit dhe Ferizajt, e cila do të luhet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë nga ora 13:00.

Të dielën, të tri ndeshjet do të luhet në orarin e njëjtë, nga ora 13:00, ku ndeshja kryesore e kësaj dite është ajo në mes të Dritës dhe Llapit, e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Në dy ndeshjet tjera, Prishtina e Re e pret Drenicën në stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan, teksa Dukagjini është nikoqir i Malishevës në stadiumin “18 qershori” në Klinë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments