BallinaLiga NdërkombëtareAncelotti zbulon pse Vinicius nuk gjuajti penallti: Nuk ishte në mesin e...

Ancelotti zbulon pse Vinicius nuk gjuajti penallti: Nuk ishte në mesin e ekzekutuesve të caktuar – Kampionet

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka sqaruar vendimin e tij për gjuajtësit e penalltive, duke konfirmuar se Vinícius Junior nuk ishte në mesin e lojtarëve të përzgjedhur për të ekzekutuar nga pika e bardhë.

Pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia në Kupën e Botës, italiani zbuloi se stafi teknik kishte bërë analiza të detajuara statistikore për të përcaktuar gjuajtësit më të mirë të penalltive në skuadër.

Brazili humbi penallti në pjesën e parë me Bruno Guimaraes që mori përgjegjësinë.

“Ne bëmë disa statistika dhe më i miri ishte Raphinha. Nga lojtarët e disponueshëm, më i miri ishte Neymar, pastaj Igor Thiago, më pas Bruno Guimaraes dhe Gabriel Martinelli”, deklaroi Ancelotti.

Tekniku brazilian konfirmoi se Vinícius nuk bënte pjesë në pesëshen e parë të gjuajtësve të penalltive, pavarësisht statusit të tij si një nga yjet kryesorë të ekipit.

“Ne zgjodhëm Brunon sepse menduam se ai ishte lojtari më i mirë për ta marrë atë përgjegjësi në atë moment”, shtoi trajneri i Brazilit.

Deklarata e Ancelottit ka ngjallur debat të madh në mesin e tifozëve brazilianë, me shumë prej tyre që kanë vënë në pikëpyetje faktin se si një lojtar i nivelit të Vinicius Junior nuk ishte i përfshirë në listën e ekzekutuesve të penalltive.

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës vazhdon të prodhojë diskutime të shumta, ndërsa vendimet e Ancelottit po analizohen në detaje pas përfundimit të aventurës së “Seleçao”-s në turne. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments