BallinaKombëtarjaPritet revolucion në formacionin e Izraelit, përzgjedhësi Shimon pritet të bëjë pesë...

Pritet revolucion në formacionin e Izraelit, përzgjedhësi Shimon pritet të bëjë pesë ndryshime ndaj Kosovës – Kampionet

 

Kombëtarja e Izraelit pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës, pasi përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka vendosur të ndërhyjë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Sipas mediumit izraelit “Sport5”, Ben Shimon pritet të bëjë jo më pak se pesë ndryshime në 11-shen startuese që luajti në humbjen 3-0 ndaj Irlandës. Izraeli do të përballet me Kosovën të enjten në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, në kërkim të pikëve të para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ndryshimi më i madh pritet të jetë në portë, ku Daniel Peretz do të pushojë për shkak të rotacionit, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë Omri Glazer.

Ben Shimon pritet të lërë në bankën rezervë edhe disa prej emrave të rëndësishëm të skuadrës. Sipas raportimit, Oscar Gloukh, Roy Revivo, Gabi Kanikowski dhe Dor Turgeman pritet ta nisin ndeshjen nga stoli. Revivo, ndërkohë, e ka ndërprerë edhe stërvitjen e së mërkurës.

Trajneri izraelit kishte paralajmëruar ndryshime të rëndësishme pas humbjes së thellë ndaj Irlandës, ndërsa në ditët e fundit është raportuar se ai dëshiron një skuadër më agresive dhe më të fortë në aspektin defensiv. Ndryshimet vijnë pas paraqitjeve që në kampin izraelit janë konsideruar nën nivelin e pritshmërive.

Sipas formacionit të vlerësuar nga “Sport5”, Izraeli pritet të luajë me Omri Glazer në portë; Anan Halaili, Raz Shlomo, Nikita Stoyanov, Idan Nahmias dhe Liel Abada në mbrojtje; Eliel Peretz, Dor Peretz dhe Eitan Azoulay në mesfushë, ndërsa në sulm pritet të jenë Manor Solomon dhe Tai Baribo.

Kjo do të ishte një kthesë e rëndësishme nga 11-shja që e nisi humbjen 3-0 ndaj Irlandës, ku ishin titullarë edhe Gloukh, Kanikowski, Revivo dhe Turgeman.

Izraeli e ka nisur Ligën e Kombeve me dy humbje, 3-1 ndaj Austrisë dhe 3-0 ndaj Irlandës, prandaj ndeshja ndaj Kosovës shihet si një mundësi për të reaguar dhe për të marrë pikët e para në këtë fushatë.

Formacioni i mundshëm i Izraelit

Omri Glazer; Anan Halaili, Raz Shlomo, Nikita Stoyanov, Idan Nahmias, Liel Abada; Eliel Peretz, Dor Peretz, Eitan Azoulay; Manor Solomon, Tai Baribo.

/Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments