BallinaLiga NdërkombëtareGordon dhe Kane i japin fitoren Anglisë ndaj Çekisë - Kampionet

Gordon dhe Kane i japin fitoren Anglisë ndaj Çekisë – Kampionet

Anglia ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve A, pasi mposhti Çekinë me rezultat 2-0 në Grupin 3.

Çekia luajti me dhjetë futbollistë nga minuta e 25-të, pasi Pavel Sulc u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Anthony Gordon e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 47-të, duke shënuar me kokë pas një krosimi të saktë.

Harry Kane dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të, duke përfituar nga një top i lirë brenda zonës dhe duke realizuar për 2-0.

Anglia e pati një tjetër mundësi të mirë në fund, por Jude Bellingham u ndal nga një pritje e shkëlqyer e portierit Matej Kovar.

Pas kësaj fitoreje, Spanja kryeson Grupin 3 me gjashtë pikë, ndërsa Anglia dhe Kroacia kanë nga tri pikë, kurse Çekia mbetet pa pikë. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments