BallinaLiga NdërkombëtareMe një lojtar më pak, Man City e mposht Unitedin midis "Old...

Me një lojtar më pak, Man City e mposht Unitedin midis “Old Trafford” – Kampionet

Manchester City ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te rivali United, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

“Qytetarët” arritën të arkëtojnë pikët e plota falë një fitore 0-1, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 23-të.

Ishte Phil Foden që u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një gjesti josportiv, duke goditur Bruno Fernandesin (23’).

Unitedi pastaj ishte afër të realizonte përmes Marcus Rashford që goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Kur Unitedi po sulmonte, City krijoi një kundërsulm me Erling Haaland që u gjend në vendin e duhur për ta mposhtur portierin vendas (63’).

Unitedi pastaj kishte disa mundësi shënimi por asnjë prej tyre nuk është që ishte shumë i rrezikshëm, me mbrojtjen e Cityt që u gjend gjithnjë në vendin e duhur.

Kësisoj, City shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër xhirove ndërsa Unitedi zë vendin e 13-të me katër sosh./Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments