BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Valmir Matoshi transferohet te Sturm Graz - Kampionet

Zyrtare: Valmir Matoshi transferohet te Sturm Graz – Kampionet

Valmir Matoshi ka bërë hapin e radhës në karrierën e tij, duke u transferuar zyrtarisht te Sturm Graz në Austri.

Klubi austriak ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me FC Thun, kampionin aktual të Zvicrës, për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar. Matoshi ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Sturm Graz.

Matoshi është shtetas i Zvicrës dhe Kosovës dhe është produkt i akademisë së Thunit. Për klubin zviceran ai ka zhvilluar gjithsej 121 paraqitje, duke shënuar 18 gola dhe dhuruar 10 asistime.

Mesfushori është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa te Sturm Graz pritet të sjellë energji dhe fleksibilitet në repartin e mesfushës.

“Sturm është klub që ka krijuar një emër shumë të mirë në Evropë dhe këtë sezon do të luajë sërish në Ligën e Evropës. Klubi ka gjithmonë objektiva të mëdha dhe mund të identifikohem plotësisht me këtë projekt”, ka deklaruar Matoshi pas transferimit.

Drejtori sportiv i Sturm Graz, Michael Parensen, e ka cilësuar Matoshin si zgjidhjen e preferuar të klubit për këtë pozitë, duke vlerësuar intensitetin dhe aftësinë e tij për të luajtur në disa role në mesfushë.

Kështu, pas shpalljes kampion i Zvicrës me Thunin, Matoshi nis një kapitull të ri në Austri, ku do të ketë mundësinë të luajë edhe në arenën evropiane. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments